Kosova është në NATO – Garanci!

(sg – ap, 7 m, 22)

…aq shumë shkrime këto ditët e fundit rreth “Kosova duhet në NATO”, “sa më parë në NATO” etj. lloj-lloj titujsh, me dhjetra shkrime – dhe në rregull, aq të kuptueshme të gjitha brengat rreth kësaj teme, gjithsesi nëse ndihmon sadopak desha ta ofroj “garancinë” time (më shumë me foto sesa me fjalë, ashtu-kështu 1 foto = 1000 fjalë) :
Kosova është në NATO, madje… dhe Shqipëria është në NATO, që nga 1 Prilli 2009 (Shqipëria madje zyrtarisht – nëse eventualisht t’mos e keni “besuar”, meqë 1 Prilli vërtet i bie t’jetë aso date e shakaxhinjëve) – ju garantoj se Kosova është në NATO – uroj që lufta dhe pushtimi rus të ndalet, dhe vetëm përbuzja, mosrespekti për vullnetin demokratik të 42 milionë qytetarëve të Ukrainës do ishte turpi më i madh i kohës sonë, uroj që kokat e “nxehta” të politikës ruse të ftohen, uroj që tendosja politike-ushtarake e Evropës t’mos jetë në dëm të paqes…

[ ngjitur: Kampi ushtarak “Bondstill” në Kosovë, afër Ferizajit, kamp ku dikur janë trajnuar edhe ushtarë të Ukraines, kamp për të cilin vetë amerikanët e kanë ujdisur batutën simpatike: cilat gjëra të Tokes mund të shihen nga Hëna – Muri Kinez dhe kampi Bondstill në Kosovë : ) ]